Kryesore “E provova vetë formën e rëndë”… Silva Bino ka një mesazh për...

“E provova vetë formën e rëndë”… Silva Bino ka një mesazh për ata që nuk besojnë te koronavirusi

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, paralajmëron personat që, sipas saj, nuk besojnë te ekzistenca e koronavirusit.

“Covid-19 ekziston dhe paraqitet në disa forma. Virulenca nuk ka ndryshuar, pra shkalla e formave të rënda mbetet e njëjtë dhe personalisht kalova një formë të rëndë. Pra e provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh Covid-19 që nuk besojnë”, thotë Bino në një videomesazh të shpërndarë në llogarinë në Facebook të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Për të gjithë ata që nuk besojnë… Duhet të jenë të kujdesshëm, duhet të lexojnë faktet. Duhet të dëgjojnë historitë njerëzore, të cilat tregojnë sa e rëndë është sëmundja, kur nuk mbushesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin. Shpeshherë, Covid-19 nuk pyet”.