Aktualitet E rëndë në Lezhë: Këmbësorin e zë korrenti teksa kalonte pranë biznesit...

E rëndë në Lezhë: Këmbësorin e zë korrenti teksa kalonte pranë biznesit në autostradë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Lezhë.

Një person ka rënë në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në rrugën Lezhë-Tiranë dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është 50-vjeçari Vladimir Muhja.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ai ka rënë në kontakt me përcjellësin e energjisë në tokë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.