Histori Kur mbreti Zog dhe Geraldina inauguruan një stacion radiofonik në Tiranë (FOTO)

Kur mbreti Zog dhe Geraldina inauguruan një stacion radiofonik në Tiranë (FOTO)

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Excelsior” ka botuar, të shtunën e 3 dhjetorit 1938, në faqen n°8, fotografinë e mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë, pas largimit të tyre nga ceremonia e inaugurimit të një stacioni radiofonik në Tiranë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Buzëqeshje mbretërore

“Zogu dhe mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë inauguruan, në Tiranë — me rastin e 26 vjetorit të pavarësisë shqiptare — një stacion radiofonik para të cilit mbretëresha e re mbajti një fjalim.

Ja çifti mbretëror duke u larguar nga stacioni pas ceremonisë.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania