Aktualitet Edhe Shqipëria në operacionin e Europol kundër krimeve kibernetike, arrestohen 28 persona

Edhe Shqipëria në operacionin e Europol kundër krimeve kibernetike, arrestohen 28 persona

Shqipëria ka marrë pjesë në një operacion të gjerë ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL kundër krimeve kibernetike.

Operacioni u zhvillua gjatë muajit tetor në vende të ndryshme të Europës, ndërsa në përfundim u vunë në pranga 28 persona.

Në një deklaratë, Policia e Shtetit bëri të ditur se personat e vënë në pranga përdorin disa aplikacione në telefonat celularë, të cilat lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i operacionit u arrestuan 28 persona në vendet pjesëmarrëse, si të dyshuar për mashtrimin me transaksione.