Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur si këshilltar në kabinetin e tij Lulëzim Rafunën.
Rafuna është shtetas kosovar dhe ka qenë drejtor i Doganave në Republikën e Kosovës.
“Faleminderit Lulëzim Rafunës që pranoi rolin e këshilltarit në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë, pas një eksperience të suksesshme në drejtimin e doganave të Kosovës”, shkruan Rama në Facebook.