Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmë një takim me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.
Rama bën të ditur se në bashkëbisedimin e gjatë prej disa orësh, me Albin Kurtin kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe mirëkoordinimin e të dy qeverive.
Ndërsa, në mesin takimit, Rama bën të ditur se bashkë me Kurtin kanë pasur një pushim të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”.
“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”, shprehet Rama.