Extra Efi flet për përplasjen me Zhaklin Lekatarin dhe raportin me çiftin Kiara-Luiz

Efi flet për përplasjen me Zhaklin Lekatarin dhe raportin me çiftin Kiara-Luiz

Para pak javëve bënë xhiron e mediave mesazhet që Efi i kishte dërguar psikologes së saj ku i tregonte për një përplasje me Zhaklin Lekatarin në prapaskenat e “Big Brother VIP”.

Sot ajo ka folur për herë të parë duke zbuluar se çfarë ka ndodhur realisht. E ftuar në ‘S’e Luan Topi’, Efi rrëfeu:

“Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone në larta mes ne të dyjave. Kjo ishte një bisedë që kam folur me psikologen time, për t’i treguar që ka bërë një punë shumë të mirë me mua, pasi nëse do isha më parë në një situatë të tillë, do kisha reaguar ndryshe, do kisha bërë atë veprim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë. Dhe arsyeja e mërzitjes së Zhaklinës ishte kjo, sepse dolën bisedat me psikologen. Edhe ajo u kap te ajo gjë që i interesonte të kapej. Te veprimi që do bëja unë më përpara, por harron që unë nuk jam si më parë. Më erdhi shumë afër, është reagimi i saj, sepse dallohet që është njeri që flet me duar, me gjeste, ishte më i afërt seç duhej. Dhe zëre se unë po ia shprehja vetes time, sepse prandaj e kam psikologen. Në momentin që unë dua të them diçka, dua të shprehem, e kam folur me të. Por fatkeqësisht, u bë pak më e madhe se duhej. Afrimiteti i saj, impulsi i saj dhe zëri i lartë, më bëri mua të kuptoj që okej, paskam ndryshuar, sepse nuk lejoj njeri të më vijë ashtu. Ishte pak e tepërt. Kjo ka ndodhur para rihyrjes sime. Nuk tentoi të bënte asgjë, por ishte tepër sepse nuk kishim debat tonin, asgjë personale, sepse ishte thjesht një përplasje mendimesh.”

Ajo po ashtu ka folur edhe për Luizin dhe Kiarën. A janë takuar? Jo, ende. Shkak? Angazhimet.

“Jo, me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre dhe unë jam e gatshme t’iu jap sa kohë të duan. Është diçka që nuk më shqetëson. E di që përsëri është shumë herët për të folur për këtë pjesë. E di që janë të angazhuar, megjithëse Luizi më tepër se Kiara. Kështu që iu duhet kohë dhe kanë gjithë kohën e botës.”