Extra Egla Ceno përjashtohet nga BBVIP, rrjeti shpërthen kundër Ilnisës e Meritonin dhe...

Egla Ceno përjashtohet nga BBVIP, rrjeti shpërthen kundër Ilnisës e Meritonin dhe produksionit

Egla Ceno është përjashtuar nga shtëpia e “BBVA 3”.

Ky vendim u dha nga Vëllai i Madh pas incidentit të ndodhur pas prime-t, ku Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pasi ky i fundit po provokonte.

“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim km kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.

Vëllai i Madh pritet të marrë një vendim edhe për Ilnisën dhe Meritonin, pas provokimeve ndaj Eglës të cilat kanë nisur ditë më parë.

Egla ishte një prej personazhet më të spikatur këtë edicion të Big Brother VIP 3 për lojën e saj agresive dhe pa doreza, ndërsa rrjeti është rreshtuar i gjithi pro saj, duke e akuzuar produksionin për standarde të dyfishta, pasi të njëjtin vendim duhej ta merrnin edhe Ilnisës dhe Meritonin që përndoqën aktore. Pjesa më e madhe shkruajnë se me largimin e Eglës, Big Brother ka marrë fund për këtë sezon.