Aktualitet Ekspertë amerikanë për të verifikuar nëse ndërtesat janë të sigurta

Ekspertë amerikanë për të verifikuar nëse ndërtesat janë të sigurta

Ambasada amerikane në Tiranë njofton se drejt Shqipërisë janë nisur ekipe të emergjencave nga Departamenti Zjarrfikës i kontesë Fairfax dhe Los Angeles nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekspertët amerikanë do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Po kështu, ata do të përcaktojnë nëse objektet që ndodhen në zonat e goditura më së shumti nga tërmeti janë të sigurta dhe mund të banohen.

“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.