Bota Erdogan: Emri i Netanyahut do të hyjë në histori si ai i...

Erdogan: Emri i Netanyahut do të hyjë në histori si ai i Hitlerit dhe Millosheviçit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është treguar i ashpër me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu. Duke folur në një takim për 64-vjetorin e grushtit ushtarak të vitit 1960 që rrëzoi kryeministrin e atëhershëm Adnan Menderes, Erdogan e ka krahasuar Netanyahu-n me Hitlerin dhe Millosheviç.

“Do të kujtohet si Hitleri, Millosheviçi, Radovan Karaxhiçi dhe faraonët e tjerë të historisë, të cilët ai i imiton”, tha Erdogan.

Sipas tij, kryeministrin po përpiqet të zgjasë jetën e tij politike duke derdhur më shumë gjak mbi civilët palestinezë.

“Kriminelët gjenocidalë, të cilët kanë vrarë më shumë se 36,000 vëllezër tanë palestinezë deri më sot, kanë hedhur raketa dhe bomba mbi civilët në një kamp refugjatësh në Rafah, të cilin e shpallën dje zonë të sigurt. Kjo masakër, e ndodhur pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë bëri thirrje për t’i dhënë fund sulmeve, zbuloi edhe një herë fytyrën e përgjakshme dhe të shëmtuar të shtetit terrorist. Duke qenë se Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës nuk mund të përkulin rezistencën heroike të popullit palestinez, ai po shtrydhet brenda vendit të tij dhe po përpiqet të zgjasë jetën e tij politike duke derdhur më shumë gjak”, përfundoi Erdogan.