Bota Erdogan flet për “Kanalin e Stambollit”: Turqia një fuqi ekonomike, sot më...

Erdogan flet për “Kanalin e Stambollit”: Turqia një fuqi ekonomike, sot më afër se kurrë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha në Stamboll se do të nisë një tender brenda disa javëve të ardhshme për të nisur zbatimin e projektit “Kanali i Stambollit”.

Në një takim me me eksportuesit turq, Erdogan foli këtë projekt gjigand, si dhe për vizionin ekonomik të Turqisë.

“Në javët e ardhshme do të shpallim tenderin dhe, nëse Zoti do, ne do të fillojmë zbatimin e projektit ‘Kanal Stamboll’. Ky nuk është një projekt që u nis një javë ose një vit më parë, ky është një hap që është ndërmarrë në muajt e fundit të mandatit tim si Kryetar i Stambollit”, tha Erdogan.

“Kanali i Stambollit” është një nga projektet më të mëdha strategjike të Turqisë dhe ka si synim që të eleminojë rrezikun në rritje të paraqitur nga anijet që veprojnë midis Detit të Zi dhe Detit Marmara, veçanërisht trafiku i çisternave nëpër Bosfor.

Sipas zyrtarëve turq, gjashtë aksidente të mëdha kanë humbur jetën 100 persona dhe kanë rrjedhur 108,000 ton naftë në Bosfor që nga vitet 1960.

Kanali 45 kilometra i gjatë do të ndërtohet në perëndim të metropolit turk, në anën evropiane, dhe duhet të rrisë kapacitetin ditor të 160 anijeve.

Erdogan foli gjithashtu për ekonominë turke, duke thënë se vendi i tij është i vendosur për të zgjeruar eksportet e tij në 500 miliardë dollarë.

“Ne kurrë nuk kemi qenë më afër qëllimit të një Turqie të madhe dhe të fuqishme”, tha Erdogan.