Extra Ermal Meta bën shqiponjën me duar bashkë me Kledi Kadiun

Ermal Meta bën shqiponjën me duar bashkë me Kledi Kadiun

Ermal Meta, vazhdon të jetë aktiv pas Sanremos-s, duke prezantuar në Itali albumin e tij me titull “Vietato morire”.

Sot ai është i ftuar, siç shkruan Kledi Kadiu, në programin “Amici” të Mediaset të Maria de Filipit, prezantueses së Sanremos së fundit ku Ermali u rendit i treti dhe mori Çmimin e Kritikës.

Gjatë këtij festivali, veç këngës së fuqishme të frymëzuar nga jeta e tij, Ermal Meta interpretoi edhe cover-in “Amara Terra mia” të Domenico Modugno-s, me të cilën u shpall fitues mbrëmjen kushtuar këngëve cover. Në vargjet e saj përshkruhet largimi nga toka jote, një tokë e dashur dhe e hidhur dhe e gjitha përshkohet nga melankolia e kësaj shkëputjeje nga rrënjët.

Dje ata janë takuar të dy, duke qenë që sot në orën 14.00 në Canale 5 Ermal Meta është i ftuar te Amici, ku Kledi Kadiu është pjesë e stafit prej vitesh dhe ndoshta me nismën e tij, të dy artistët kanë bërë një foto me duar shenjën e shqiponjës, me të cilën Kledi anonçon pjesëmarrjen e Ermalit te Amici, si i ftuar.

E ka shpërndarë edhe Ermali, ai që mendohet që flet më pak për Shqipërinë, duke shkruar thjesht, me shkronja të mëdha dhe ortografikisht saktë, te fotoja e vetes dhe Kledit, Shqiptarë.