Bota Estoni/ Fitorja e liberalëve pritet të sjellë një grua në krye të...

Estoni/ Fitorja e liberalëve pritet të sjellë një grua në krye të qeverisë

Estonia ka shumë mundësi të sjellë për herë të parë një grua në krye të qeverisë, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të partisë liberale “Reforma”  e drejtuar nga Kaja Kallas, vajza e ish-kryeministrit dhe komisionerit europian, Siim Kallas.

Nën drejtimin e juristes 41-vjeçare, ish-deputetje europiane, “Reforma” tejkaloi ndjeshëm ”Qendrën”, partia e kryeministrit në ikje Juri Ratas, e ndjekur nga ekstremi i djathtë euroskeptik i EKRE-së, i cili shënoi  një rritje të madh në sajë të mbështetjes së zgjedhësve të pakënaqur në zonat rurale.

Partia Liberale joshi zgjedhësit me një program që favorizon bizneset, premtoi për ulje të taksave dhe kontribute të sigurimeve shoqërore për papunësinë për të inkurajuar krijimin e vendeve të punës.

Çështja e taksave dhe shpenzimeve të shtetit ishin çështjet më të diskutuara të zgjedhjeve në këtë shtet balltik, anëtar i zonës euro dhe NATO-s.