Politika “Europa është pranë vëllezërve shqiptarë”, Presidenti i PE reagon për tërmetet në...

“Europa është pranë vëllezërve shqiptarë”, Presidenti i PE reagon për tërmetet në Shqipëri

Për situatën e tërmeteve në Shqipëri ka reaguar edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Në një postim në rrjetet sociale, Sassoli thotë se ndodhet me popullin shqiptar në këtë situatë të vështirë.

“I gjendem pranë vëllezërve dhe popullit shqiptar. Europa është dhe do të jetë në krahun tuaj“, shkruan David Sassoli.