Bota Europa nis rihapjen: Strategjia e Gjermanisë, Italisë, Francës dhe vendeve të tjera

Europa nis rihapjen: Strategjia e Gjermanisë, Italisë, Francës dhe vendeve të tjera

Dy vajza fotografohen në një fushë me tulipanë në Grevenbroich, Gjermani, ndërsa vendi po lehtëson gradualisht masat #anticoronavirus. Për pjesën më të madhe të vendeve europiane Faza 2 nis fiks pas dy javësh: të hënën e 4 majit.

Disa vende ku masat e kontrollit duket se kanë filluar të frenojnë pandeminë e koronavirusit po avancojnë me kujdes drejt lehtësimit të kufizimeve, megjithëse bilancet mbeten të rënda, ashtu si në SHBA, ku është kaluar pragu prej 40 000 të vdekur.

E para në Europë, një kontinent që numëron pothuajse dy të tretat e 164 000 të vdekurve në botë nga COVID-19, për të filluar një operacion të ngadaltë për heqjen e kufizimit, Gjermania do të mundësojë sot rihapjen e shumicës së dyqaneve me një sipërfaqe prej më pak se 800 metër katrorë.

“Me më shumë se 135 000 raste të regjistruara me COVID-19 dhe rreth 4 000 të vdekur, pandemia në Gjermani është  nën kontroll dhe e menaxhueshme”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kërkoi Gjermanisë, e cila sot filloi të lehtësojë kufizimet e saj, që të ruajë disiplinën në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri, që ende është larg të qenët e mposhtur.

“Ne jemi në fillim të pandemisë dhe ne jemi ende larg daljes nga dhoma e hotelit. Do të ishte jashtëzakonisht për të ardhur keq, nëse do të përjetonim një rikthim të saj”, theksoi Merkel.

“Ne nuk do të mund ta jetojmë jetën tonë të vjetër për një kohë të gjatë”, paralajmëroi Armin Laschet, drejtuesi i një prej rajoneve më të prekura gjermane, Rhenania e Vesttfalisë Veriore.

Disa vende, mes të cilave Franca me rreth 20 000 të vdekur, Spanja me mbi 20 mijë dhe Italia me më shumë se 24 mijë regjistruan numrin e të sëmurëve dhe të të vdekurve në rënie, pas disa javëve në rritje, gjë që mundëson për qeveritë e tyre të parashikojnë për javët e ardhshme masat e para të lehtësimit të kufizimit.

“Ne nuk kemi dalë nga kriza shëndetësore, por situata po përmirësohet në mënyrë progresive, të ngadaltë dhe të sigurt”, deklaroi kryeministri francez, Edouard Philippe.

Franca, vendi i katërt në botë më i prekur për nga numri i të vdekurve pas SHBA-së, Italisë dhe Spanjës, parashikon një heqje të kufizimit duke nisur nga 11 maji, por ai do të jetë shumë progresiv.

“Jeta jonë duke nisur nga 11 maji nuk do të jetë si jeta para kufizimit. Ne do të duhet të mësojmë të jetojmë me virusin”, theksoi Philippe.

“Në Itali, masat e para të lehtësimit të kufizimit nuk do të merren para 3 majit”, theksuan autoritetet.

Por, pak nga pak kompanitë do të rihapen, edhe pse në mënyrë të pjesshme dhe me shumë masa paraprake.

Austria lejoi të martën e kaluar rihapjen e kujdesshme të dyqaneve të saj të vegjël dhe parqeve publike.

Norvegjia filloi sot rihapjen e ëçerdheve, hapi i parë për një heqje të ngadaltë dhe graduale të kufizimeve të dekretuara në mes të marsit.

Shqipëria ka autorizuar rifillimin e aktivitetit ekonomik në rreth 600 sektorë, përfshirë bujqësinë, blektorinë, prodhimin e ushqimit, industrinë minerare dhe tekstile, peshkimin e shumë sektorë të tjerë.

Vendet kulturore, baret, restorantet, terrenet sportive do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Grumbullimet e mëdha siç janë koncertet apo garat sportive janë akoma të ndaluara, të paktën deri në fund të gushtit. Shkollat dhe kolegjet do të rihapen gradualisht nga 4 maji.

Mbledhjet e më shumë se dy personave janë të ndaluara, një distancë minimale prej 1.5 metrash supozohet të vëzhgohet në vende publike dhe mbajtja e maskës shumë e rekomanduar.