Facebook planifikon të bashkojë infarstrukturën e mesazheve të Instagram, Messenger dhe WhatsApp në një shërbim të vetëm, shkruan New York Times.
Secila prej këtyre shërbimeve do të mbetet e pavarur nga tjetra, por Facebook do të krijojë një rrugë të re komunikimi me njerëzit përmes një aplikacioni nëpërmjet 3 rrjeteve sociale të ndryshme.
Kompania është ende në fazat e hershme të punës dhe planifikon të përfundojë atë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2020.
Me këtë ndryshim nënkuptohet se një përdorues i Facebook do të jetë në gjendje t’i dërgojë një mesazh të koduar dikujt që ka vetëm një llogari WhatsApp.
Zuckerberg nuk ka zgjedhur ta komentojë më gjerë këtë risi pasi është ende herët është shprehur ai.