Politika Dorëheqja nga PD, Salianji: Jam shembull në politikë, por jo kokë turku

Dorëheqja nga PD, Salianji: Jam shembull në politikë, por jo kokë turku

Dorëheqja e Ervin Salianjit nga posti i Sekretarit të Grupit Parlemntar në PD, menjëherë pas disfatës së tij në zgjedhjet për Kryesinë e re, duket se ka ndezur “luftën” brenda partisë kryesore opozitare.

Vetë deputeti Salianji në emisionin “Politika Online”, teksa ka shpejguar aresyet që çuan në vendimin e tij, është shprehur se nuk e konsideron veten “kokë turku” në PD.

Deputeti i Korçës edhe njëherë e ka quajtur dorëheqjen një akt që vjen si pasojë e mosarritjes së pritshmërive të tij në votimin e Këshillit Kombëtar për Kryesinë e re të PD.

“Njerëzit nuk mund të rijnë prej vitesh në politikë pa marrë përgjegjësi, sidomos kur nuk ka rezultate apo kur nuk arrihet një objektiv. Unë kam pretenduar në garën brenda partisë, për shkak të aktivitetit që kontributi i dhënë në opozitë të vlerësohej me votë në një masë më të madhe. Duke qënë se nuk arrita objektivin që kisha vendosur në mënyrë personale vendosa të largohem”, tha Salianji.

Por në vijim duke theksuar se ka hyrë në politikë, “për të bërë një politikë ndryshe, pra për një rifreskim jo vetëm të emrave por dhe dytyrave që qarkullojnë në politikë”, Salianji rindez edhe njëherë zërat se dorëheqja e tij është një “sinjal” edhe për vetë kryetarin Lulzim Basha se dështimi do të ketë pasoja.

“E them që ky është një shembull kushdo që nuk arrin një objektiv del në një rresht më poshtë, bërë të bërë sërish opozitë”, theksoi deputeti i PD.