Kryesore Fatos Nano: Është koha të rreshtohemi hapur! E njoh mirë këtë lloj...

Fatos Nano: Është koha të rreshtohemi hapur! E njoh mirë këtë lloj “opozite”

Ish-kryeministri Fatos Nano më bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet, në shkollën 9-vjeçare “Sami Kalasa”.

Nano ka dhënë një intervistë ekskluzive për dritare.net, ku ka shpjeguar pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë, duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. E njoh mirë këtë lloj “opozite” u shpreh Nano .

Intervista për dritare.net

Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?

Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.

A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?

Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!

Një mesazh për socialistet dhe popullin e majtë

Të votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

Një mesazh për opozitën

Të votojnë kundër lidershipit të vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!