Bota Fauci vlerëson Biden dhe kritikon Trump-in për pandeminë Covid-19

Fauci vlerëson Biden dhe kritikon Trump-in për pandeminë Covid-19

Shtëpia e Bardhë kritikoi të dielën drejtorin e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci, për vlerësimin që i bëri kandidatit demokrat për president Joe Biden dhe kritikën që ai bëri ndaj presidentit Trump lidhur me pandeminë Covid-19.

“Është e papranueshme dhe shkelje e të gjitha normave për Dr. Fauci, një anëtar i vjetër i Task Force të presidentit Trump për Covid-19 dhe dikush që ka vlerësuar veprimet e presidentit Trump gjatë kësaj pandemie, të zgjedhë tre ditë para zgjedhjeve për të bërë politikë.” – tha zv.Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.

Fauci foli për fushatat përkatëse dhe qasjet e tyre në një citim të perifrazuar nga Washington Post. Fauci tha se fushata e demokratit Joe Biden “po e sheh seriozisht nga një perspektivë e shëndetit publik pandeminë”. Trump, tha Fauci, “po e shikon atë nga një këndvështrim tjetër”.

Deere kritikoi Faucin për deklaratat publike e kritikat ndaj presidentit Trump në intervistat në media, në vend që të bënte presion privatisht për të ndryshuar strategjinë.

“Si anëtar i Task Forcës, Dr. Fauci ka për detyrë të shprehë shqetësime ose të nxisë për një ndryshim në strategji, por ai nuk e ka bërë atë. Në vend të kësaj ai ka zgjedhur të kritikojë presidentin në media dhe të bëjë të njohur prirjet e tij politike duke vlerësuar Joe Biden”, përfundoi Deere.