Shëndet Fëmijët nën 10 vjeç kanë 20 herë më shumë gjasa të vdesin...

Fëmijët nën 10 vjeç kanë 20 herë më shumë gjasa të vdesin nga një aksident sesa nga Covid

Fëmijët nën 10 vjeç kanë gati 20 herë më shumë gjasa të vdesin nga një dëmtim aksidental sesa nga Covid-19, ka zbuluar një studim.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Universiteti Newcastle gjithashtu zbuluan se fëmijët nën 10 vjeç kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga gripi sesa nga koronavirusi.

Rreziku i vdekjeve nga Covid-19 tek fëmijët midis moshave 10 dhe 19 vjeç, ishte tre herë më e ulët se rreziku i vdekjeve nga një dëmtim apo aksident.

Dr Sunil Bhopal, nga Instituti i Shkencave të Shëndetit të Popullsisë të Universitetit Newcastle, drejtoi këtë studim të ri.

Ai dhe kolegët krahasuan vdekjet e Covid-19 me shkaqe të tjera të vdekjes tek fëmijët nga shtatë vende, Mbretëria e Bashkuar, SH.B.A., Italia, Gjermania, Spanja, Franca dhe Koreja e Jugut.

Ata llogaritën se sa vdekje kanë ndodhur nga të gjitha shkaqet, përveç Covid-19, nga 1 Mars deri më 31 Korrik.

Në një popullsi totale të vlerësuar prej 137 milion, kishte 78 fëmijë të vdekur nga Covid-19, krahasuar me rreth 21,966 vdekje nga të gjitha shkaqet. Covid-19 përbënte 0.35 përqind të vdekjeve tek fëmijët e moshës deri në 19 vjeç.

Nga ana tjetër, ishin 1.755 të shkaktuar nga lëndime të paqëllimta. Lëndimet nuk u përshkruan në studim, por mund të përfshijnë aksidente automobilistike ose djegie. Dhe kishte 178 vdekje të shkaktuara nga gripi.

Të dhënat e marra këto pesë muajet e fundit, kanë treguar se në këto vende, më shumë fëmijë kanë vdekur nga elemetë të tjerë të jetës normale sesa nga Covid-19. Deri më tani, frika jonë e rritjes së virulencës tek fëmijët është e pabazuar. Sidoqoftë, vigjilenca është e nevojshme pasi pandemia mund të zhvillohet ndryshe”, janë shprehur studiuesit.