Bota Fillon vaksinimi në Greqi, Mitsotakis ndër të parët që bën vaksinën

Fillon vaksinimi në Greqi, Mitsotakis ndër të parët që bën vaksinën

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka qenë ndër të parët që ka marrë vaksinën anti-Covid menjëherë pas mbërritjes së dozave të para dhe shpërndarjes së tyre.

Ashtu siç edhe kishte deklaruar më herët, se Mitsotakis dhe familja e tij do të ishin ndër të parët që do ta bënin vaksinën anti-Covid.

“Plotësisht pa dhimbje”, kështu ka deklaruar kryeministri i Greqisë menjëherë pas marrjes së dozës së parë.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, sot mund të jemi optimistë,” shtoi ai.

Personi i parë në Greqi që u vaksinua ishte Efstathia Kambissiouli, kryeinfermiere e njësive të kujdesit intensiv në spitalin Evangelismos të Athinës.