Politika Flamur Noka sërish në SPAK: Më kanë thirrur për zgjedhjet

Flamur Noka sërish në SPAK: Më kanë thirrur për zgjedhjet

Deputeti demokrat Flamur Noka është paraqitur këtë të Premte në SPAK. Kjo është hera e dytë në pak ditë që Noka shkon në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Herën e fundit, më 23 Maj ai dëshmoi rreth 40 minuta.

Noka është thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni për krimet zgjedhore.

Mësohet se ai do të bëjë kallëzim për shit-blerje votash, pretendime që opozita i ka ngritur që pas shpalljes zyrtare të rezultatit zgjedhor të 14 Majit.