Aktualitet Flori dhe mbi 60 mijë euro sekuestrohen në minibusin e linjës Shqipëri-Francë

Flori dhe mbi 60 mijë euro sekuestrohen në minibusin e linjës Shqipëri-Francë

Një sasi prej 60960 euro si dhe 46 artikuj floriri janë sekuestruar në portin e Durrësit, teksa janë zbuluar në minibusi i linjës Shqipëri – Francë – Shqipëri, me drejtues shtetasin A.M..

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, minibuzi i linjës Shqipëri – Francë – Shqipëri, me drejtues shtetasin A.M. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M., 48 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.