Extra Florian Binaj tregon se si u infektua: Isha në plazh! U shqetësova...

Florian Binaj tregon se si u infektua: Isha në plazh! U shqetësova se nuk e prisja

Aktori i “Portokallisë” Florian Binaj tregoi në “Open” se ku është prekur nga koronavirusi.

Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë shqetësim dhe është asimptomatik.

Binaj u shpreh se nuk do të jetë në Portokalli në 2 javët e ardhshme pasi do të qëndrojë 14 ditë në karantinë.

Gjithashtu ai shtoi se i ka dhënë të gjithë emrat që ka pasur kontakt dhe se në punë kanë respektuar rregullat dhe kanë ruajtur distancën edhe pse janë trupë e madhe.

Si je?

Florian Binaj: Jam shumë mirë, s’kam asnjë simptomë. Jam asimpomatik. Thjesht duhet të bëj dënimin për krimin e pakryer.

Si e kuptove?

Florian Binaj: Bëra tamponin e famshëm. Unë s’kuptova asgjë. Kisha temperaturë javën që shkoi, se kisha ftohtë në plazh. U shqetësova dhe bëra tamponin. Prisja përgjigje me qetësinë me të madhe. Sot e mora përgjigjen në 7 të mëngjesit. U shqetësova se nuk e prisja, por jam i qetë se nuk kam simptoma. Familja është shumë mirë. Fillimisht e ka bërë babai, dhe pastaj do ta bëjë gjithë familja. Kam thënë edhe emrat e kolegëve të punës. Kanë dalë negativë. Të shohim tani. Se ne në punë ruajmë distancën.