Politika Floriana Garo: Dokumenti i Alibeajt me kriteret për presidentin, marrëveshje Rama-Basha

Floriana Garo: Dokumenti i Alibeajt me kriteret për presidentin, marrëveshje Rama-Basha

Komisioni i Rithemelimit e cilëson dokumentin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj dhe disa deputetë demokratë ku përfshihen disa kritere për zgjedhjen e presidentit të ri, si një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

Drejtoresha e Komunikimit për “Rithemelimin”, Floriana Garo gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, u shpreh se Alibeaj nuk ka asnjë tagër për thirrjen e Grupit Parlamentar ditën e sotme.

“Deputeti Alibeaj ka njoftuar në kundërshtim të plotë me vendimet e Kuvendit të PD-së së datës 30 prill dhe rregulloren, një mbledhje të Grupit Parlamentar për ditën e sotme, si dhe ka shpërndarë duke mos pasur asnjë tagër, një dokument që përfaqëson defakto marrëveshjen Rama-Basha për propozimin e kandidatit të Edi Ramës nga opozita e emëruar Basha-Alibeaj”, tha Garo.

Rama kërkon të zgjedhë presidentin e ri me një opozitë fasadë që sipas saj është ajo e përfaqësuar nga Basha dhe Alibeaj, sipas Garos.

Ajo nënvizoi se dokumenti vjen në kundërshtim flagrant me rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD-së të datës 6 maj 2022 për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.