Aktualitet “Fordi” përfundoi në oborrin e banesës, gjendet trupi i pajetë i shoferit...

“Fordi” përfundoi në oborrin e banesës, gjendet trupi i pajetë i shoferit 21-vjeçar pas 9 orësh kërkime

Është gjetur pas 9 orësh kërkime trupi i pajetë i shoferit 21-vjeçar, Fabjol Ibraliu, i cili pësoi aksident mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Trupi është gjetur disa metra larg makinës brenda bimësisë së dendur në oborrin e një banese në fshatin Konjat të Lushnjes.

I riu po drejtonte një “Ford”, i cili ka kaluar barrierat anësore dhe është futur brenda oborrit të një banese. Referuar informacioneve paraprake, dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku i aksidentit.

Që prej mbrëmjes së djeshme, forcat policore dhe familjarët kanë zhvilluar kërkime për trupin e 21-vjeçarit, zhdukja e së cilit ishte mister deri para pak minutash.

Kërkimet janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme me dritë celulari.

21-vjeçari dërgoi babanë në punë në një pikë karburanti dhe po shkonte edhe vetë në punë.

Për shkak të shpejtësisë 160 km/orë, mjeti doli nga rruga duke u shkatërruar i gjithi.

I riu prej 2 vitesh ishte pajisur me leje drejtimi.