Aktualitet Foto/ Kush ishte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, e shkuara e tij e errët

Foto/ Kush ishte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, e shkuara e tij e errët

Aleksandër Sadikaj, i cili ndërroi jetë sot si pasojë e shpërthimit të tritolit vendosur në makinë, rezulton të jetë një emër i njohur për Policinë e Shtetit.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, lindur në Berat, banues së fundi në Tiranë, ishte person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ky shtetas aktualisht nuk ishte në kërkim.

-Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, i cili u vra ditën e sotme si pasojë e një atentati me eksploziv

-Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

-Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

-Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

-Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

-Gjithashtu, për këtë shtetas, policia dispononte informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.