Aktualitet Eksploziv makinës në Tiranë, ndërron jetë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj

Eksploziv makinës në Tiranë, ndërron jetë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i makinës që drejtonte.

I riu mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital. Por atje, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të rënda dhe humbi jetën.

“Ju informojmë se: Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital”, tha policia në një njoftim të dytë.

27-vjeçari ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Benz”, e cila ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje. Policia dyshon se ka shpërthyer eksploziv.

“Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive”, njoftoi policia.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe zjarrfikësit të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit nga makina. Po ashtu, atje shkoi edhe një ekip anti-eksploziv i RENEA-s. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.