Politika FOTO/ Protesta, Basha kafe me gazetarët e grupimit “Klan”

FOTO/ Protesta, Basha kafe me gazetarët e grupimit “Klan”

Pasi ka mbaruar fjalën në çadrën e protestës ku ka theksuar se ajo nuk mbyllet pa rrëzimin e qeverisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë sot paradite në një nga baret pranë protestës së opozitës.

Në foto duket Basha në tavolinë me gazetarët Blendi Fevziu, Armand Shkullaku, Baton Haxhiu, Andi Bushati dhe botuesi Nikoll Lesi.

Mendohet se protesta ka qenë në qendër të bisedës mes tyre.