Sport FOTOLAJM/ Higuain në “gijotinë” prej formës së dobët, tifozët e tallin për...

FOTOLAJM/ Higuain në “gijotinë” prej formës së dobët, tifozët e tallin për pakon e biskotave

Në valën e kritikave ndaj Gonzalo Higuainit, për mungesën e golave me fanellën e Milanit, po diskutohet edhe një largim nga ekipi i Gatuzos. Por, “thumbat” për argjentinasin vijnë edhe për ushqimin.

Në rrugën e kthimit pas transfertës së djeshme në Xhenoa, ku Milani u ndesh për raundin e 1/8-ave ndaj Sampdorias në Kupën e Italisë, Gonzalo është kapur në një foto, me një pako të madhe biskotash në dorë.

Rrjetet sociale kanë filluar të tallen me këtë foto, duke u shprehur: “Bravo Higuain, ai i mban gjithmonë gjërat e rëndësishme gati për udhëtim.”