Sport Franca shkatërron Holandën, Ibra thyen rekordin që rezistonte prej 40 vitesh

Franca shkatërron Holandën, Ibra thyen rekordin që rezistonte prej 40 vitesh

Franca ka mundur me rezultatin e thellë 4-0 Holandën, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Evropianit, duke treguar se vijon të mbetet një ekip i frikshëm.

Nënkampionët e botës zgjidhën gjithçka në 20 minutat e para, me tre gola të Griezmann, Upamecano dhe Mbappe. Në minutën e 88, ishte sërish Mbappe ai që vulosi rezultatin e ndeshjes.

Ndërkohë, në ndeshjen Suedi-Belgjikë, që e vendosi Romelu Lukaku me 3 golat e tij, Zlatan Ibrahimovic theu një rekord që rezistonte që nga viti i largët 1983.

Sulmuesi i Milanit, me aktivizimin e tij në pjesën e dytë, në moshën 41 vjeç e 5 muaj, bëhet futbollisti më i vjetër që luan në një ndeshje kualifikuese evropiani.