Kuriozitete Fshati në karantinë, lopa përfundon mbi çati (VIDEO)

Fshati në karantinë, lopa përfundon mbi çati (VIDEO)

Teksa banorët e fshatit ishin mbyllur në karantinë, lopa e njërit prej tyre vazhdoi të shëtisë e qetë, por më shumë se ç’duhet.

Banorët e fshatit turk në rajonin e Bayburtit dëgjuan zhurma të çuditshme mbi çati, dhe kur dolën të kontrollojnë, gjëja e fundit që prisnin të shihnin ishte lopa e fqinjit.

Lopa shkoi çati më çati dhe kur kishte arritur te shtëpia e tretë, fqinja e shtëpisë së katërt njoftoi të zotin i cili arriti ta zbresë në kohë dhe shëndoshë e mirë, fatmirësisht.

“Shëtiti në çatitë e tre shtëpive. Më vjen mirë që e zbriti në kohë sepse shtëpia e katërt ishte e imja”, thotë Jemane Jildirim për Reuters.

Fshati ka qenë nën karantinë, teksa të prekurit në Turqi kanë shkuar mbi 95 mijë, ndërsa të vdekurit janë 2,259.

Për ta penguar sa më shumë përhapjen e virusit, presidenti turk urdhëroi që të mbahen katër ditë izolim në 31 provincat e vendit.