Sport Futbolli italian rikthehet pa gola, Juventus në finale

Futbolli italian rikthehet pa gola, Juventus në finale

Juventusi dhe Milani u rikthyen në fushë pas një mungese prej 96 ditësh, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndeshje ishte e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, e cila përfundoi në barazim pa gola, por janë bardhezinjtë ata që shkojnë në finale, pas ndeshjes së parë të mbyllur 1-1 në “San Siro”.

Ndeshja nisi menjëherë me polemika dhe u kërkua ndihmë nga VAR-i, me anë të të cilit arbitri akordoi një 11-metërsh, të cilin e ekzekutoi Ronaldo, i cili e përplasi topin në shtyllën e portës së mbrojtur nga Donnarumma.

Nuk zgjati shumë dhe arbitri ndëshkoi me kartonin e kuq në minutën e 17 Rebic, për shkak të një ndërhyrje të çmendur ndaj Danilos.

Juventusi, përballë një Milani me një lojtar më pak, dominoi deri në fund, por nuk mundi të realizojë asnjë gol. Në anën tjetër, kuqezinjtë u treguan të pafuqishëm dhe e mbyllën këtu këtë kompeticion.

Mbrëmjen e së shtunës është radha e Napolit dhe Interit të luajnë ndeshjen tjetër gjysmëfinale të Kupës së Italisë.