Sport Gabim i pafalshëm për City, Chelsea në krizë pa fund

Gabim i pafalshëm për City, Chelsea në krizë pa fund

Pasi fitoi 3-1 ndeshjen direkte përballë Arsenalit, Manchester City bën atë që nuk pritej në përballjen e radhës në kampionat, duke humbur një mundësi të artë për të mbajtur kreun e renditjes.

Djemtë e Guardiolës barazuan 1-1 në takimin përballë modestëve të Notingham Forest.

Miqtë kaluan të parët në avantazh dhe dukej se gjithçka po shkonte mirë për ta. Por pikërisht atëherë kur nuk pritej vendasit gjetën golin e barazimit me Wood në minutën e 84.

Në ndeshjen tjetër të kësaj të shtunë, Chelsea  shënoi një tjetër humbje, kësaj here në shtëpi ndaj Southampton me rezultatin 0-1.

Blerjet e shumta në janar duket se nuk po i ndihmojnë “Blutë e Londrës” që duan një vend në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Vendasit kërkuan gjatë gjithë takimit që të shënonin, por fati nuk ishte me ta, me Southamptonin tashmë që merr 3 pikë të arta për garën për mbijetesë.