Extra Gafa e skuadrës norvegjeze me Google Translate, porosit 15 mijë vezë në...

Gafa e skuadrës norvegjeze me Google Translate, porosit 15 mijë vezë në një supermarket

Skuadra e atletëve norvegjezë në Olimpiadën Dimërore në Korenë e Jugut ka çuditur botën, teksa ka porositur 15 mijë kokrra vezë në një supermarket.

Duket se gjithë faji është i Google Translate, program të cilin e kanë përdorur norvegjezët për të përkthyer urdhrin e porosisë.

Nuk është e qartë se si ndodhi gabimi, por gazetari korean i BBC, David Cann, thotë se Koreja ka një sistem tjetër të numërimit dhe kjo mund të ketë kontribuar në konfuzion.