Kuriozitete Gati aeroporti me … ujëvarë brenda (FOTO)

Gati aeroporti me … ujëvarë brenda (FOTO)

Pas më shumë se pesë vitesh nga zbulimi i planeve për rinovimin e tij, aeroporti i Singaporit “Changi” pritet të hapet për publikun në muajin prill.

I rrethuar nga panele xhami dhe strukturë çeliku, aeroporti do të jetë me siguri edhe një pikë mjaft tërheqëse turistike, pasi në të do të ketë një qendër tregtare, një kopsht botanik e madje edhe një ujëvarë, e cila për më tepër është më e larta në botë, 40 metra.

Aeroporti “Changi”, është i shtati në botë për numrin e udhëtarëve që e përdorin, me 65,6 milionë vetë që kanë fluturuar prej aty në vitin 2018.