Kuriozitete Gati jahti më i madh në botë, do luftojë plastikën në sipërfaqet...

Gati jahti më i madh në botë, do luftojë plastikën në sipërfaqet ujore (FOTO+VIDEO)

Është jahti më madh i ndërtuar ndonjëherë, 183 metra i gjatë, i pajisur me teknologjinë e fundit, që mund të mirëpresë 90 persona brenda saj.

Por REV Ocean nuk është dhurata e fundit e ndonjë sheiku ose miliarderi rus për të kaluar pushimet në plazhet më të bukura të planetit, por ideja e guximshme e një miliarderi norvegjez, Kjell Inge Rokke, për të luftuar pushtimin e plastikës në sipërfaqet ujore.

Mjeti gjigant do të jetë pajisur me sonar, laboratorë specifike, një nëndetëse, dhe përtej 35 personave të ekuipazhit do të mirëpresë 55 shkencëtarë nga e gjithë bota.

Jahti, i ndërtuar në kantierin rumun të Tulceas nga një firmë italiane,  pritet të fillojë aktivitetit e tij vitin e ardhshëm.