Sport Gattuso në zi, humbet motrën, ishte 37 vjeç

Gattuso në zi, humbet motrën, ishte 37 vjeç

Zi në familjen e Ivan Gennaro Gattusos. Trajneri i Napolit ka humbur njeriun e dashur, motrën e tij, e cila ishte vetëm 37 vjeçe dhe vuante nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. Ajo ishte shtruar në spitalin e Vareses që më datën 3 shkurt, pasi ishte ndier keq. Atë kohë, Gattuso nuk u paraqit në konferencën për shtyp të pas ndeshjes me Sampdorian, për t’iu gjendur pranë motrës, e cila ishte në gjendje të rëndë.

Francesca Gattuso jetonte në Gallarate, në provincën e Varese, ku për vite me radhë banon edhe familja e ish-lojtarit të Milanit, i cili ka dhe një aktivitet tregtar në zonë.