Në emisionin “Sky Calcio Show” është zhvilluar një bashkëbisedim argëtues mes dy ish-milanistëve Alessandro Costacurta dhe Gennaro Gattuso, në përfundim të ndeshjes së Pisa-s së ish-mesfushorit kuqezi, që ka barazuar 0-0 me ekipin e Forsinone-s, kryesuesit e Serie B. “Rino, ndihesh gati për Milan-in?”, e ka pyetur Costacurta, duke marrë si përgjigje: “Unë nuk di të flas italisht, mendoni se mund të flas gjuhën kineze”.
Më pas, Gattuso ka folur për ecurinë e tij si trajner dhe për dhurimin që ka ndaj Vincenzo Montella-s.
“Kam akoma shumë punë si trajner, rruga është e gjatë, të shohim. Kush më pëlqen në Serie A? Napoli luan një futboll shumë të bukur, por më pëlqen Montella. Po provon të bëjë diçka të re. Kur shikon ndeshjet e tij, duket se po ndjek një linjë të qartë, atë të rinjve, po i jep vazhdimësi Milan-it, më pëlqen mënyra si e menaxhon ekipin dhe stili i lojës”.
Në fund, Gennaro ka kujtuar edhe të kaluarën: “Nëse jam bërë ky që jam sot, merita është e Costacurta, Maldini, Albertini. Duke i parë mësoje se çfarë qëndrimi duhej të mbaje brenda ekipit dhe jashtë. E them me sinqeritet të madh, të gjithë e dinë se sa shumë i respektoj”, ka përfunduar Rino.