Sport Gazetari Artan Hoxha: Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë…

Gazetari Artan Hoxha: Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë…

Në garën për president të FSHF-së janë përfshirë shumë aktorë, qoftë edhe duke komentuar apo dhënë mendime të ndryshme. Në këtë valë opinionesh, nuk mund të mungonte statusi në Facebook i gazetarit Artan Hoxha, një dashamirës, njohës i mirë i futbollit shqiptar dhe padyshim edhe tifoz i zjarrtë i skuadrave shqiptare kur ata ndeshen me ekipe të huaja, pa harruar mbështetjen maksimale për Kombëtaren. Hoxha përcjell këtë opinion:

“Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së kanë hyrë në një fazë interesante. Nëse sheh dhe lexon mediet sportive, emisionet sportive, gazetarët dhe analistët sportivë, të cilët janë pjesë e çarterit të paguar kur udhëton Kombëtarja jashtë vendit apo marrin rrogat në FSHF, Don Armando fiton si lideri suprem i kohës së komunizmit, Enver Hoxha, me 99.99% të votave…

Por nëse presidenti i ri i FSHF-së do të zgjidhej me referendum popullor, me votim të tifozëve kuqezi, apo tifozëve të klubeve shqiptare (më shumë se 70% të tyre i ka lënë jashtë stadiumeve, duke dënuar fushat e klubeve përkatëse), si dhe ambientit futbolldashës në vend, Don Armando do të humbte me 99.99% të votave…” – shkruan gazetari investigative Artan Hoxha.