Kryesore Gent Caka, debat me Daçiçin në Bruksel: Kosova ka sot tre ministra...

Gent Caka, debat me Daçiçin në Bruksel: Kosova ka sot tre ministra të jashtëm…

Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj është përballur sot në mbledhjen me Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian plus Ballkanin, me homologun serb Ivica Daçiç, ministrin e jashtëm të Serbisë.

Në fillim të mbledhjes ministri i jashtëm, serb Ivica Daçiç, ka kërkuar fjalën dhe e ka konsideruar provokim praninë e Ministrit Cakaj.

-Kosova ka dy ministra të jashtëm në këtë takim, – ka thënë Ivica Daçiç. Ky është një provokim i Edi Ramës kudrejt nesh. Pse Kosova të ketë dy ministra të jashtëm?

Ministri Cakaj ka ndërhyrë menjeherë duke marrë fjalën.

Në fakt zoti Ministër Ivica Daçiç, ju duhet të ishit skandalizuar më parë, pasi Kosova i ka pasur dy ministra të jashtëm gjithmonë dhe sic thotë një fjalë e urtë, nuk ka dy, pa tre.

Ju jeni nga Prizreni dhe përfaqësoni këtu Serbinë, kurse unë jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë.

Ndërhyrja e Cakaj ka shkatuar të qeshura ne sallë dhe situata ka kaluar pa tension.

Cakaj ka dhënë provën e parë përballë homologut serb me origjinë nga Kosova Ivica Daçiç duke e kompleksuar atë si serb i Kosovës dhe duke bërë të qart faktin se në fakt Kosova përfaqesohet në takim nga tre ministra të jashtëm.