Extra George Clooney u dha nga 1 milion $ secilit, njihuni me 14...

George Clooney u dha nga 1 milion $ secilit, njihuni me 14 njerëzit fatlumë

Secila valixhe ishte shumë e madhe dhe kishte brenda 1 milion $, në kartëmonedha prej 20$. George Clooney kishte mbledhur 14 miqtë e tij të ngushtë për një darkë, në 27 shtator 2013. Aktori i famshëm, pasi hëngrën, i ftoi që të hapnin valixhet. Ata u habitën, u mahnitën dhe njëri prej tyre tha se nuk mund t’i pranonte paratë.

Duket si skenar filmi, por në një intervistë të ditëve të fundit George Clooney tha se gjithçka ka qenë e vërtetë. Ai zbuloi se sapo ishte paguar 70 milionë $ për filmin “Gravity” dhe vendosi që një pjesë të këtij fitimi kolosal ta ndante me shokët e ngushtë.

1) Ben Weiss, 2) David Sagal, 3) Grant Heslov, 4) Michael Heslov, 5) Richard Kind, 6) Miguel Ferrer, 7) Matt Adler, 8) Thom Mathews, 9) Waldo Sanchez, 10) Tommy Hinkley, 11) John Lambros, 12) Steve Lukather, 13) Rande Gerber

“Isha beqar dhe 52 vjeç. Me filmin “Gravity” vendosën që do të na paguanin me përqindje, pasi mendonin se nuk do të ishte shumë fitimprurës. Filmi doli një sukses i madh dhe ne aktorët patëm shumë fitim nga ajo përqindje. Mendova për shokët sepse ata më kanë ndihmuar gjatë gjithë kohës. Kam fjetur në divanët e tyre kur nuk kisha para’, më kanë dhënë borxh etj. Duke qenë se i kam miq të ngushtë, unë kisha vendosur që do të ishin në testamentin tim nëse do të më përplaste një ditë autobusi. Kështu që, pse të prisja të më përplaste autobusi për t’ia dhënë paratë? Kështu që, vendosa që t’ia jap menjëherë nga 1 milion dollar secilit”, tha Clooney për “GQ”.

Mike Meldman, shoku i 14 i George Clooney që mori si dhuratë 1 milion $