Sport Gjak i ri në kombëtare: Reja lë jashtë kapitenin, zbuloni risitë

Gjak i ri në kombëtare: Reja lë jashtë kapitenin, zbuloni risitë

FSHF ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë në urdhrat e trajnerit Edi Reja për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë. Ka risi, teksa mbetet jashtë kapiteni Mërgim Mavraj dhe mbrojtësi i majtë Egzon Binaku. Italiani ka afruar në ekip edhe një të ri si Lindon Selahi, i cili po bën mirë te Twente në Holandë.

Lorenc Trashi është i ftuari surprizë. Mbrojtësi i majtë ka spikatur me Partizanin dhe Reja ka menduar ta ketë në listën e parë. Ftesë edhe për Taulant Seferin, sulmuesin e Xamax. Në listën e pritjes kanë përfunduar Taulant Xhaka dhe Myrto Uzuni, të cilë kanë qenë titullarë në takimet e fundit.