Aktualitet Gjendet në Fushë Krujë vajza e zhdukur 3 ditë më parë në...

Gjendet në Fushë Krujë vajza e zhdukur 3 ditë më parë në Vlorë

Është gjetur shëndoshë e mirë vajza që ishte denoncuar si e zhdukur nga i ati në policinë e Vlorës.

15-vjeçarja Ergita Liço ishte larguar 3 ditë më parë nga banesa e saj në qytetin bregdetar dhe është gjetur nga familjarët në zonën e Fushë Krujës.

Miklovan Liço denoncoi në media mëngjesin e së shtunës zhdukjen e vajzës së tij dhe tha se kishte të dhënë se ajo ishte larguar me një djalë.

Policia ka shoqëruar disa persona me të cilët 15-vjeçarja ishte, të cilët janë duke u pyetur në ambientet e komisariatit.