Kryesore Gjenerali amerikan: Kujdes me Kinën, është tigri që do të hajë shumë...

Gjenerali amerikan: Kujdes me Kinën, është tigri që do të hajë shumë nga miqtë tanë

Shqipëria ka dy alternativa: Të shkojë me Perëndimin ose me Kinën. Ky është mesazhi i përsëritur nga Amerika, këtë herë përmes gjeneralit Michael Barbero.

Duke folur gjatë një mëngjesi pune të organizuar në Tiranë nga një grup deputetësh dhe ish-deputetësh të Kuvendit mbi samitin e NATO-s dhe situatën në Iran e Irak, Gjenerali Barbero e quajti Kinën një nga kërcënimet afatgjata jo vetëm për SHBA por dhe për të gjithë aleatët, miqtë, dhe Shqipërinë.

“Gjenerali Johns ju ka folur për Kinën, rrjetin 5 G dhe kërcënimin që vjen nga ajo. E pranoj çdo gjë që ai ka thënë dhe do të kërkojë nga Shqipëria të shprehë rezistencën e saj ndaj 5 G, që vjen nga Kina sepse në këtë mënyrë ata mund të spiunojnë. Një ditë ju do të zgjidhni kë  do të përdorni”, tha Gjenerali Barbero.

Gjenerali zbuloi dhe detaje nga një bisedë me një ministër të cilit i kishte shprehur shqetësimin për influencën e Kinës, dhe kishte treguar historinë e një vajze të brishtë të cilën e kishte ngrënë tigri.

“Unë i thashë ministrit se ju keni një zgjedhje për të bërë ose aleat me SHBA e Perëndimin ose me Kinën e ai më tha s’ka problem ne mund t’ia dalim  me Kinën.

Prandaj po ju tregoj një historinë e gruas e cila i buzëqeshi tigrit, por ky i fundit e hëngri. Ju mendoni se mund t’ia dilni mbanë Kinës tani, por Kina është tigri dhe do të hajë shumë nga miqtë tanë. Buzëqeshja nuk ishte më e vajzës, por e tigrit që e hëngri atë.

Pra mund të themi që investimet që vijnë nga Kina janë mjaft tërheqëse, por mendoni për ndërlikimet dhe ndikimet afatgjate të Kinës. Kina përpiqet të blejë të gjitha burimet natyrore dhe është konkurruese në të gjithë botën dhe do të jetë mjaft agresive. Kërcënimet aktuale janë të terrorizmit por kërcënimet afatgjata të paktën për SHBA, aleatët dhe miqtë, si kur Shqipëria kërcënimet e të ardhmes vijnë nga Kina. Me Kinën nuk ke asnjëherë një drekë falas”, u shpreh gjenerali