Kuriozitete Gjirafa unike pajiset me sistem gjurmimi

Gjirafa unike pajiset me sistem gjurmimi

Një gjirafë e bardhë, e vetmja e mbetur në botë, është pajisur me një sistem gjurmimi, GPS, që do të ndihmojë në mbrojtjen e saj nga gjuetarët pa leje. Gjirafa e rrallë, e gjinisë mashkull, tashmë është lloji i vetëm i mbetur, pasi të ngjashmit me të u vranë nga gjuetarët pa leje, në mars.

Një tipar i rrallë gjenetik, i quajtur leucizëm, shkakton ngjyrën e bardhë të kësaj specie, që jeton në savanën e thatë, pranë kufirit të Somalisë. Tani, pajisja gjurmuese, GPS, e vendosur në një nga brirët e gjirafës, do të sinjalizojë çdo orë, për të njoftuar rojet për vendndodhjen e kafshës.

Vrasja e mëparshme e dy gjirafave të tjera të bardha, ka bërë që shoqatat për mbrojtjen e kafshëve të egra, të marrin masa në ruajtjen e specieve të rralla që janë në rrezik zhdukjeje. Megjithatë, Fondacioni për Ruajtjen e Gjirafave, në Afrikë, thotë se numri i përgjithshëm i gjirafave në këtë kontinent ka rënë me 30 për qind që nga vitet 1980 dhe deri në 95 për qind në disa zona.