Bota Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë.

Një nga arsyet që Specialja përdori në këtë refuzim është ndërhyrja në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Nga Specialja radhisin edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut këtë verë dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucatit dhe Haradinajt, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

E një tjetër arsye sa i përket lirimit të Thaçit lidhet edhe me pasigurinë dhe frikën e dëshmitarëve të rastit.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokumentet e Gjykatës Speciale.

Një nga arsyet e përdorura nga Specialja është edhe një fotografi të Thaçit me ish-drejtorin e Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj.