Një 38-vjeçar nga Mirdita ka ndërruar jetë mesditën e së dielës, pasi kova e fadromës që ai drejtonte u shkëput dhe e goditi.
Policia në njoftimin për ngjarjen e rëndë sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tarazh.
38-vjeçari nuk i mbijetoi plagëve të rënda që mori pasi u godit nga kova e fadromës.
“Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij. Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, informon policia.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të incidentit që i mori jetën të riut.