Aktualitet Grabitet argjendaria pak metra larg Drejtorisë së Policisë, shpallet në kërkim autori

Grabitet argjendaria pak metra larg Drejtorisë së Policisë, shpallet në kërkim autori

Një argjendari është grabitur këtë mesditë në Elbasan në lagjen “Aqif Pasha”. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar me armë shitësen, duke marrë sende me vlerë.

Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe po heton për identifikimin e autorit. Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se ka ndodhur në një argjendari që ndodhet pak metra larg Drejtorisë së Policisë.

Policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhjen.