Extra Gratë beqare mbi 30 vjeç në Kinë marrin “pushime dashurie” për të...

Gratë beqare mbi 30 vjeç në Kinë marrin “pushime dashurie” për të gjetur partnerë

Grave të pamartuara mbi 30 vjeç iu është ofruar kohë shtesë nga punëdhënësit e tyre ne Kinën lindore gjatë periudhave të pushimeve publike, me qëllim për t’iu dhënë atyre një mundësi për tu marrë me jetën personale.

Dy kompani që veprojnë si një nga atraksionet më të njohura turistike në rajon, zona e lojërave Songcheng në Hangzhou, e cila është dedikuar trashëgimisë së dinastisë Song, bëri një “dhuratë” të pazakontë për stafin e saj të grupit të beqareve gati dy javë para Vitit të Ri kinez, i njohur edhe si Festivali i Pranverës.

Në vend të pushimit një javë nga 4-10 shkurt, që i jepet pjesës tjetër të vendit, gratë mbi 30 vjeç do të gëzojnë një “pushim takimesh” shtesë, duke zgjatur kohën e tyre deri në 15 ditë. Pushimi mund të shtrihet edhe më tej, sipas mediave lokale duke cituar dokumentet e kompanive.

Për më tepër, përpjekja e një gruaje për të përdorur kohën për të gjetur partner mund të paguhet me të vërtetë. Nëse ajo arrin të martohet para fundit të vitit 2019, kompania zotohet se do t’i japë asaj një shpërblim pagash.

Këtë praktikë e ka ndjekur më herët edhe një shkollë e mesme në të njëjtin rajon, duke iu ofruar mësueseve beqarë apo pa fëmijë të aplikojnë për “pushim dashurie” dy herë në muaj për të shijuar jetën.

Femrat e vetme mbi 30 vjeç zakonisht konsiderohen si “femra të mbetura” në Kinë, pasi besohet se pas 25 vitesh ata kanë më pak shanse për të tërhequr vëmendjen e burrave dhe për t’u martuar. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë gra kineze kanë tendencë të shtyjnë martesën për t’u fokusuar në karrierën e tyre.